FOTO EKSKLUZIVE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia merr ish-sulmuesin e Marsejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 20:19

FOTO EKSKLUZIVE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia merr ish-sulmuesin e Marsejës

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”! Ish-sulmuesi i Marsejës, Kris Gadi është zyrtarisht futbollist i Egnatias. Pasi zbarkoi në Rrogozhinë, 29-vjeçari u prezantuar ditën e sotme, teksa gazeta ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive nga moment i prezantimit të sulmuesit. 

Gadi Egnatia logo

Përveç Marsejës, Gadi ka luajtur edhe për ekipe si Atletiko në Portugali, Lokomotiv Plodil, Spartak Pleven dhe së fundmi ka qenë pjesë e Montanës në Bullgari.

Gjatë karrierës së tij, Gadi ka luajtur 174 ndeshje, ku ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar 10 asiste. I gjatë 1.77 m, 29-vjeçari nuk është thjesht një qendërsulmues tipik, por shumë i aftë edhe në driblime. Një forcë e shtuar për ekipin e sapo ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"