FOTO EKSKLUZIVE/ Firmosin talentet e Skënderbeut, ja momenti kur nënshkruajnë për klubin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:55

FOTO EKSKLUZIVE/ Firmosin talentet e Skënderbeut, ja momenti kur nënshkruajnë për klubin kroat

Mesfushori Agon Elezi dhe mbrojtësi Jorgo Pëllumbi largohen nga Skënderbeu. Dy lojtarët do të vazhdojnë karrierën në Kroaci me skuadrën e Varazdin.pellumbi elezi (1)

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto ekskluzive nga momenti kur të dy lojtarët firmosin me klubin kroat.

Marrëveshja do të jetë për një kontratë 3-vjeçare dhe lojtarët do të nisin stërvitjen me klubin e Varazdin ku shpresojnë të tregojnë paraqitje të mira, për të shpresuar të bëjnë hapin tjetër të madh në karrierë.

Në rast të rishitje të lojtarëve nga Varazdin, Skënderbeu do të ket përqindje të kartonit të tyre.

jorgo pellumbi (1)

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"