FOTO EKSKLUZIVE / E rrallë, trajneri i shkarkuar takon pasardhësin e tij në shoqërinë e presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 23:04

FOTO EKSKLUZIVE / E rrallë, trajneri i shkarkuar takon pasardhësin e tij në shoqërinë e presidentit

Në Shqipëri ndodh të të shkarkojnë edhe me një mesazh në telefon, pasi figura e trajnerit është nëpërkëmbur thuajse çdo sezon në Kategorinë Superiore. Mirëpo, një rast unikal për futbollin shqiptar vjen nga Gjirokastra. Pak orë para prezantimit të trajnerit të ri të Luftëtarit, Gentjan Mezani, presidenti i klubit bluzi ka menduar që të bëj bashkë vlonjatin dhe atë që shkarkoi vetëm një ditë më parë, Millosh Kostiç.

Kostic-Tavo-Mezani

“Panorama Sport“ ka siguruar një foto ekskluzive, ku Mezani, presidenti Tavo dhe ish-trajneri slloven, shihen duke konsumuar një kafe për të diskutuar në lidhje me skuadrën. Diçka e rrallë për ambjentin shqiptar, ku shpesh trajnerët që zëvendësojnë njëri-tjetrin, jo vetëm që nuk shkëmbejnë urime kortezie, por shpesh bëhen edhe “armiq“.

Kostiç e ka kuptuar që nuk mund të vazhdonte më në krye të Luftëtarit dhe ndarja është bërë me mirëkuptim. Pasi përshëndeti ekipin, para se të largohej nga Shqipëria, konsumoi një kafe edhe me Mezanin, duke treguar një mentalitet tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"