Foto ekskluzive/ Breshër në derbin Partizani-Tirana, ndeshja nis me vonesë dhe përfundon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 15:15

Foto ekskluzive/ Breshër në derbin Partizani-Tirana, ndeshja nis me vonesë dhe përfundon…

Rreshjet e dendura të breshrit, zbardhën fushën sportive të Yrshekut ditën e sotme, ku u zhvilluar derbi i të rinjve, mes Partizanit dhe Tiranës që përfundoi në barazim 1-1.

partizani u19

FOTOT: F.HAZISLLARI

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë foto nga terreni sportiv i mbuluar nga breshëri, që ka mbylluar fushën e gjelbër, me vellon e bardhë. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ndeshja nisi me disa minuta vonesë dhe përfundoi pa fitues.

Partizani U-19

Bardheblutë e trajnerit Arbër Abilaliaj kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Amarildo Karaj në minutën e 6-të, teksa “demat e kuq” vendosën baraspeshën në minutën e 86-të me Xhafer Hodon që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani u19 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"