FOTO EKSKLUZIVE/ Braziliani i Laçit ngujohet në Tiranë, “shok” ka… biçikletën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 13:56

FOTO EKSKLUZIVE/ Braziliani i Laçit ngujohet në Tiranë, “shok” ka… biçikletën

Tërmeti i shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar e tronditi pa masë mesfushorin brazilian të Laçit, Teko, i cili emrin dhe mbiemrin e plotë e ka Teldiano Guimaraes Franka Zhunior. Ishte nga ata futbollistë të huaj që e përojetoi më keq se kushdo tmerrin e fundvitit 2019.

Teko

Madje shokët e skuadrës nuk kurseheshin ndaj brazilianit, duke bërë shpesh humor me lëvizje karrigesh apo tavolinash, si e si për ta trembur Tekon sa herë që drekonte në restorantin ku të gjithë lojtarët e Laçit grumbullohen. Mirëpo, tashmë që të gjithë janë izoluar pas përhapjes së koronavirusit, edhe Tekon e gjen në zonën e Don Boskos në kryeqytet, aty ku jeton në një shtëpi me qera të vendosur në dispozicion nga klubi kurbinas.

Braziliani e ka pasur të pamundur të jetë pranë familjes, si për festat e dhjetorit, ashtu edhe tani që koronavirusi ka pushtuar globin. Gjithsesi, Teko mundohet të respektojë oraret për të bërë pazar dhe më pas t’u mbyllur në shtëpi. Braziliani ka vendosur të marrë një biçikletë, që e ndihmon për të pasur trupin në lëvizje.

Teko56

Braziliani i Laçit, Teko, duke lëvizur me biçikletë sot gjatë paradites në Tiranë

Teksa ora po shkonte 13:00 dhe mesfushori i Laçit po nxitonte për të blerë diçka në supermarket, nuk ngurroi të pozonte ekskluzivisht për “Panorama Sport” me biçikletë në mes të rrugës. “Jam vonë, më duhet të iki, pasi ora po shkon 1. Edhe unë si gjithë të tjerët po e kaloj këtë situatë. Me aq mundësi sa kam, stërvitem. Siç e shikoni kam marrë edhe biçikletë”, tha shkurtimisht braziliani për “panoramasport.al”.

teko laci logo

 

Ashtu si Teko, edhe lojtarët e tjerë të Laçit që jetojnë në Tiranë, kanë bërë të njëjtën gjë, duke lëvizur më tepër me biçikletë sa herë dalin nga shtëpia.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"