FOTO/ “Eja se kemi shumë Natasha këtu”, CSKA i mbush mendjen futbollistit turk me…femra ruse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 17:34

FOTO/ “Eja se kemi shumë Natasha këtu”, CSKA i mbush mendjen futbollistit turk me…femra ruse

CSKA e Moskës ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistit turk, Jusuf Jaziçi, në formën e huazimit nga Lilë. Por pa dashur, shefja e editimit, ka publikuar mesazhet e klubi me futbollistin në Instagram.

jazici

Ne mesazhet e publikuara, mesazhet që CSKA i kishte dërguar Jazicit ishin: “Jusuf! Përshëndetje Jusuf! Ne po të presim ty. Jusuf? Ku je ti? Jemi gati të nënshkruajmë kontratën????”. Deri këtu çdo gjë dukej normale, deri në mesazhin e fundit.

“Jusuf, është Rusia, ne kemi shumë Natasha këtu!”, shkruante CSKA. Kjo vjenë si pasojë e një fenomeni që ndodh në Rusi. Shumë vajza ruse shkojnë për pushime në Turqi dhe më pas martohen me djem turq. Në mënyrë shakaje, klubi ka munduar ta bindë futbollistin, i cili do të kishte mundësinë të njihte dhe shumë femra ruse.

cska

Pas kësaj, shefja e editimit, Katerina Kiliçeva, postoi një deklaratë ku i kërkonte falje fansave, femrave sidomos dhe lojtarit personalisht.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"