FOTO/ “E vërteta doli në shesh”, Greg Rama përcjell me gëzim triumfin historik të Tiranës ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:57

FOTO/ “E vërteta doli në shesh”, Greg Rama përcjell me gëzim triumfin historik të Tiranës ndaj Partizanit

Djali i kryeministrit të Shqipërisë Greg Rama i është gëzuar triumfit historik të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit.

greg-rama

Skuadra e Emanuel Egbosë befasoi publikun në stadiumin “Air Albania” dhe jashtë tij duke triumfuar me rezultatin 5-1. Pas vulosjes së këtij triumfi sensacional për 24 herë kampionët e Shqipërisë, Greg Rama shprehu gëzimin e tij nga “Air Albania” duke shkruar në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh”.

Rivaliteti Tirana-Partizani ka ndarë më dysh në familjen Rama ku Gregu është tifoz me Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij Olsi është drejtor sportiv i Partizanit.

rama gregu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"