FOTO/ E mundi ish-skuadra e tij, Lopetegi acarohet me gjyqtarin dhe VAR-in: Është turp! Gjithmonë njësoj!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:28

FOTO/ E mundi ish-skuadra e tij, Lopetegi acarohet me gjyqtarin dhe VAR-in: Është turp! Gjithmonë njësoj!

Ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madridit Julen Lopetegit nuk i kanë mbajtur nervat në sfidën e sotme të skuadrës së tij Sevija kundër 13-herë kampionëve të Europës, e cila përfundoi me fitoren e “Los Blancos” 2-1.

lopetegi

Ai u nervozua me gjyqtarin Martinez Munuera për anullimin e golit të andaluzianëve në minutën e 31-ë kur Gudelj shkaktoi faull ndaj mbrojtësit të Realit Eder Militao, rast që i dha mundësinë de Jong të shënonte. Pas konsultimit me VAR-n, Munuera e quajti golin e Sevijas të parregullt.

Pas pushimit të pjesës së parë, Lopetegi është regjistruar nga kamerat në “Santiago Bernabeu” duke thënë: “Është një turp, turp! Gjithmonë njësoj!”

faull

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"