FOTO/ E kush do ta mendonte, koleksioni me piktura i legjendës Muhamed Ali shitet për… 1 milion dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 22:21

FOTO/ E kush do ta mendonte, koleksioni me piktura i legjendës Muhamed Ali shitet për… 1 milion dollarë

Disa njerëz kanë shumë talente, por vendosin të ndjekin rrugën ku besojnë se janë më të fortë, I tillë është dhe rasti i Muhamed Ali, i cilësuar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave dhe ikonë e këtij sporti.

allll

Por së fundmi, është zbuluar se boksi nuk ishte i vetmi pasion i Ali. Disa piktura të vizatuara nga vetë dora e boksierit janë shitur në një ankand në Nju Jork për vlerën e 1 milionë dollarëve.

boks

Pikturat datojnë nga viti 1977 dhe nuk kanë thuasjë asgjë në stilin e tyre, por fakti që janë vizatuar nga dora e ikonës i jep vlerën marremndëse për të cilët janë shitur. Pikturat janë të thjeshta të vizatuara me dorë dhe disa prej tyre janë të frymëzuara dhe nga duelet në ring të Muhamed Ali.

snnn

Ky frymëzim i ikonës sipas asaj që shkruan “CNN”, vinte nga babi i boksierit i cili ishte një artist mjaft i famshëm në kohën e tij. Lajmi ka bërë xhiron e botës duke vërtetuar dhe një herë se legjenda të tilla edhe pse ndërrojnë jetë ngelin përjetësisht ikona dhe në memorien e njerëzve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"