FOTO/ E gjithë skuadra dhe stafi teknik u nënshtrohen analizave, Vllaznia merr seriozisht koronavirusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 21:49

FOTO/ E gjithë skuadra dhe stafi teknik u nënshtrohen analizave, Vllaznia merr seriozisht koronavirusin

Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka ndërprerë dje stërvitjet e ekipit të tij. Ai, pavarësisht se një ditë më parë kishte ekzaminuar të gjithë lojtarët, sërish u është bindur vendimeve të mbërritura dhe që dje ka ndërprerë stërvitjet. Dje ai kishte thirrur skuadrën për një proces stërvitor, i cili do të fillonte në orën 15:00, po në të njëjtin orar ai u ka komunikuar lojtarëve të tij se do t’i rikthehen stërvitjes ditën e hënë, gjithmonë nëse organet kompetente do të thonë se ka kushte optimale për t’iu rikthyer punës.

jonuz

Tekniku vlerëson gjendjen e mirë dhe higjienën optimale që është vënë re në skuadër nga mjekët e ekipit. “Ekipi bëri një test të Koronavirusit dhe për fat shumë të mirë të gjithë janë negativë. Skuadra ka marrë udhëzimet e nevojshme higjienike. Skuadra do të jetë pushim të paktën deri të hënën dhe do të ndjekim situatën dhe udhëzimet nga autoritetet kompetente dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, është shprehur tekniku Jonuz.

TESTI

89714821_2521314048196532_4179165408512704512_n

Ekipi i Vllaznisë ka nisur punën për takimin ndaj Flamurtarit ditën e mërkurë, por që e ndërpreu menjëherë ditën e djeshme. Përpara fillimit të seancës së parë dhe të vetme për këtë javë, në kuadrin edhe të protokollit të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të gjitha klubet e futbollit në lidhje me masat që ata duhet të marrin për procesin stërvitor për të bërë të mundur parandalimin dhe përhapjen e virusit COVID-19, është bërë një plan pune që është ndjekur nga pjesëtarët e stafit mjekësor, Ilirjan Haxhaja dhe Redis Mesi.

89792823_2562446557346479_4809368863252676608_n

Ata kanë zbatuar të gjitha masat që duhen ndërmarrë për një rast të tillë, duke filluar që nga dezinfektimi i dhomave të zhveshjes dhe ambienteve të tjera të fushës ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen. Po ashtu, është bërë edhe vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjitha këto mjedise, ndërkohë që stafi është pajisur me maskat dhe dorezat e duhura.
89849937_632859614178730_2133941023410225152_n

Pjesëtarët e stafit mjekësor u kanë shpjeguar lojtarëve dhe stafit teknik edhe një herë tjetër masat që duhen ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, historinë e këtij virusi dhe po ashtu i kanë udhëzuar se çfarë duhet të bëjnë për mbrojtjen prej tij. Më pas, është vijuar me matjen e temperaturës për të gjithë pjesëtarët e skuadrës, teksa të gjithë kanë rezultuar me temperaturë normale. Ndërkohë, duke filluar që nga e mërkura dhe për të vazhduar deri dje në orën 10:00, të gjithë pjesëtarët e ekipit kanë qenë sërish në qendrën e rehabilitimit të klubit për të bërë matjen e temperaturës me kamerë termike dhe po ashtu edhe testin e frymëmarrjes.

90300874_209528836782051_7733364074175528960_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"