FOTO / Drekë mes Tares dhe Qormemetit. Në “menu” Latifi?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2017 | 23:52

FOTO / Drekë mes Tares dhe Qormemetit. Në “menu” Latifi?

Liridon Latifi me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën në një kampionat të huaj gjatë afatit kalimtar të verës. Një nga destinacionet më të mundshme është Lacio, që prej disa muajsh interesohet për mesfushorin e Skënderbeut.

Kjo pistë bëhet edhe më e mundshme nga një takim mes drejtorit sportiv të klubit italian, Igli Tare, me menaxherin e lojtarit, Shkumbin Qormemeti. Është ky i fundit që sot ka postuar në “Instagram” një foto duke drekuar me ish-sulmuesin e Kombëtares.

Qormemeti - Tare dreke

Mediat përtej Adriatikut raportuan se Tare ishte në stadiumin e Palermos jo vetëm si tifoz, por edhe për ta parë nga afër 23-vjeçarin në ndeshjen e Kombëtares me Italinë më 24 mars.

Drejtuesi bardhekaltër synon të përfitojë nga fakti që Latifit i përfundon në qershor 2018 kontrata me Skënderbeun, ndaj klubi korçar me shumë mundësi nuk pritet të bëjë rezistencë të madhe sa i takon aspektit financiar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"