Foto/ Drekë me Tuhel, Bufon do një cigare pas buke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 13:32

Foto/ Drekë me Tuhel, Bufon do një cigare pas buke

Trajneri Tomas Tuhel do ta lerë portierin Xhanluixhi Bufon jashtë në takimin e radhës të skuadrës së PSG-së. Veterani italian do t’i hapë rrugën gardianit tjetër, Alfons Areola në takimin e 1 shtatorit kundër Nim.

SPORT-PREVIEW-buffon-smoking

Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku gjerman, i cili dje ka drekuar me 40-vjeçarin dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar mes tyre, por me siguri që Bufon është bërë për cigare. Ish-kapiteni i Juventusit në Serinë A është pikasur nga disa reporterë, duke pirë duhan. Kjo nuk është hera e parë për Xhixhin, i cili edhe një vit më parë festonte kualifikimin në finalen e Kardifit, duke tymosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"