FOTO/ Drejtuesi i Kukësit denoncon dhunën e tifozëve të Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 14:44

FOTO/ Drejtuesi i Kukësit denoncon dhunën e tifozëve të Lushnjës

Kukësi doli fitimtar nga transferta e Lushnjës, teksa fitoi me shifrat 0-2, por jo i gjithë ekipi doli pa probleme nga stadiumi “Roza Haxhiu”. Shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi, ka denoncuar sipas tij, dhunën e tifozëve të Lushnjës ndaj fizioterapistit të skuadrës.

jonuz-hallaci (1)

 

Ja shkrimi i Hallaçit në “Facebook”

“Fizioterapisti i FK Kukësit, Erion Bacova, teksa po i jepte ndihmën e parë një lojtari të shtrirë në fushë, goditet nga një gur që erdhi nga larg. Ndeshja në “Roza Haxhiu” të Lushnjes u fitua nga Kukësi 2-0”, – shkroi shefi i klubit verilindor.

dhuna lushnje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"