FOTO/ “Dream Team”, Dinamo sulmon FSHF-në dhe qeverinë për kampionatin e 9 viteve më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:06

FOTO/ “Dream Team”, Dinamo sulmon FSHF-në dhe qeverinë për kampionatin e 9 viteve më parë

Klubi i Dinamos vazhdon të qëndrojë tek vitet e kaluara të paharrueshme të “Bluve” duke koleksionuar sukseset e sezoneve të kaluara.

Dinamo

Në një mesazh të fundit të publikuar të 18-herë kampionëve të Shqipërisë, sulmohet ashpër FSHF-ja dhe qeveria në vitet 2010-2011me pretendimin se u ndërhy qëllimisht në garën e atij sezoni duke dëmtuar qëllimisht Dinamon për të mos fituar për herë të dytë radhazi titullin kampion. Skuadra e kohës përbëhej nga emrat më të njohur të kampionatit shqiptar si Alban Hoxha, Arjan Pisha, Elis Bakaj,  Nuredin Orelesi, Igli Allmuça, etj.

Mesazhi i Dinamos:

DINAMO 2010-2011 – Dream Team

Ekipi përbëhej nga emrat më të mëdhenj të kohës në Kampionatin Shqiptar:

PISHA – HOXHA – AMBOURET – MARTINENA – MALACARNE – XHAFA – ORELESI – BAKAJ – VILA – MUZAKA – ALLMUÇA. Trainer: Luis BLANCO.

U desh F$HF dhe një Qeveri e tërë, për ta ndalur nga titulli i dytë rradhazi dhe vijimi i mbizotërimit në futbollin shqiptar.

dinamooooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"