FOTO/ Dopietë me Rejnxhërsin, skocezët ngrenë në piedestal Grezdën. Ja vlerësimi i madh që mori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 21:17

FOTO/ Dopietë me Rejnxhërsin, skocezët ngrenë në piedestal Grezdën. Ja vlerësimi i madh që mori

Rejnxhërsi fitoi me shifrat e thella 7-1 ndeshjen ndaj Matheruellit këtë fundjavë, ku autor i dy golave ishte edhe Eros Grezda. Edhe pse paraqitja e ekipit të Stiven Xherrard ishte e shkëlqyer në përgjithësi, në formacionin e javës në Premier Ligën skoceze, është zgjedhur pikërisht Grezda, si mesfushor i linjës së djathtë.

Grezda

Gjithashtu, shqiptari është zgjedhur edhe më i miri nga 11 lojtarët e këtij formacionit. Grezda, ka marrë edhe lavdërimet e klubit për këtë paraqitje mjaft të mirë, si edhe për faktin që u zgjodh në formacionin e javës.

grezda formacioni i javes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"