FOTO/ Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral në faqet e tifozëve bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:21

FOTO/ Doli në rrugët e Tiranës me xhupin e Juventusit, Edi Rama bëhet viral në faqet e tifozëve bardhezi

Edi Rama doli ditën e djeshme në disa prej rrugëve të Tiranës, për të ndërgjegjësuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi për shkak të Koronavirusit.90880736_10157566220971523_1753036681918808064_n

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë fakti se kryeministri i Shqipërisë mbante të veshur një xhup të Juventusit, pasi siç dihet nga të gjithë ai është një tifoz i bardhezinjve.

Mirëpo fotot e Ramës në rrugët e Tiranës me xhupin e “Zonjës së Vjetër”, janë bërë virale në internet, ose më saktë nga tifozët juventin.

Në një prej faqes së tifozëve bardhezi në Itali, janë shpërndarë fotot e Edi Ramës, teksa shoqërohen me shkrimin: “Kryeministri shqiptar Edi Rama përballet me emergjencën e koronavirusit me xhupin e Juventusit”.

ra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"