FOTO/ Dizenjatori i arbitrave në FSHF apel kryeministrit Rama: Duhet më shumë respekt për sportistët, sepse keni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 21:50


FOTO/ Dizenjatori i arbitrave në FSHF apel kryeministrit Rama: Duhet më shumë respekt për sportistët, sepse keni…

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet.

JARECIII

Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit shqiptar nuk mund të kërkojnë ndihmë pasi veprojnë në informalitet duke deklaruar paga të rreme, Jareci i është përgjigjur duke i kujtuar Ramës se për hir të lidhjes së tij me sportin në vitet ’80-ë, kohën kur luante basketboll, shefi i ekzekutivit duhet të akordojë një fond financiar për të gjitha klubet punonjësit e futbollit.

“Duhet më shumë respekt për profesionin e sportistit, z.kryeministër, të cilin e ke bërë me aq pasion në rininë tënde!”, shkruan në profilin e tij në “Instagram” dizenjatori i arbitrave Sokol Jareci.

Futbollistë dhe shumë presidentë të klubeve së bashku me presidentin e FSHF-së Armand Duka po rrisin presionin ndaj kreut të qeverië për të miratuar një pakeë ndihme financiare për futbollin njësoj si Kosova.

JARI

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com