Postuar: Janar 24, 2023 | 13:30
FOTO/ Ditë e veçantë për Vllazninë, klubi shkodran feston 80-vjetorin e mjekut legjendar Zyhdi Çoba
Një ditë e veçantë ishte për Vllazninë kjo e sotmja, pasi mjeku legjendar i klubit shkodran, Zyhdi Çoba, festoi 80-vjetorin e lindjes.
Me një pritje të veçantë në dhomat e zhveshjes, lojtarët, stafi dhe madje vetë presidenti Xhaferi pritën Çobën për ta nderuar.
Gjithashtu ata vendosën që ta shprehnin këtë dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke uruar një nga ikonat e Vllaznisë, i cili me punën e tij ka ndihmuar prej vitesh skuadrën kuqeblu.
PANORAMASPORT.AL
