Postuar: Mars 16, 2022 | 19:03
FOTO/ Dikur shkëlqente në fushat e tenisit, kurse tani i është bashkuar luftës. Sportisti ukrainas: Në fillim mbaja raketën dhe tani… armët
Lufta në Ukrainë ka solidarizuar shumë persona, ku sportistë të ndryshëm kanë lënë profesionin e tyre dhe i janë bashkuar ushtrisë në mbrojte të atdheut. Një ndër ta është dhe Aleks Dolgpolov.
Ai ka qenë tenist, por ka lënë rakekën, fushat dhe ka marrë armët në dorë. Kjo shihet dhe në postimin e tij të fundit.
Në faqen e tij në “Twitter”, Aleks ka ekspozuar armët e tij, dhe mjetet e tjera të nevojshme për luftë.
“Dikur përdorja raketa tenisi kurse tani këtë”, shkruhej në postim.
Used to be rackets and strings, now this🙄🙏🏻🇺🇦 pic.twitter.com/hdYjMDlMuo
— Alex Dolgopolov (@TheDolgo) March 16, 2022
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"