FOTO/ Diktatori koreanoverior në stadium, por ishte një shaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 19:17

FOTO/ Diktatori koreanoverior në stadium, por ishte një shaka

Kërkonte që të imitonte liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por nuk i ka shkuar fort mirë. Gjatë një ndeshje hokeji për femra, mes Japonisë dhe Koresë së Bashkuar (Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut, garojnë me një skuadër të përbashkët, pas paktit paqësor, të vendosur për Lojërat), takim i vlefshëm për Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, në stadium ka mbërritur edhe diktatori i Koresë së Veriut.

Kimi

Personi, që më pas u identifikua me nënshtetësi australiane me emrin Hauard, korri mjaft sukses gjatë kohës që ecte mes spektatorëve, duke nisur të përshëndeste publikun e pranishëm dhe valëviste flamurin e Koresë së Bashkuar.

Presidenti i Korese se Veriut

Policia, e kapur në befasi, u shkund, madje dhe organizatorët e eventit nuk e kanë pëlqyer këtë shfaqje të personit të maskuar si lideri koreanoverior, duke ndërhyrë dhe e larguan nga stadiumi. Gjithsesi, kjo nuk ishte hera e parë gjatë Olimpiadës, pasi disa herë janë shfaqur në rrugë apo stadiume persona që imitojnë Kim Jong-Unin.

skynews-north-korea-kim-jong-un_4231808 skynews-donald-trump-kim-jong-un_4231806

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"