FOTO/ “Diçka duhet të ndryshojë”, ylli i Arsenalit zbulon fyerjet raciste ndaj tij në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 21:45

FOTO/ “Diçka duhet të ndryshojë”, ylli i Arsenalit zbulon fyerjet raciste ndaj tij në rrjetet sociale

Mesfushori i Arsenalit, Uillian është njëri prej futbollistëve të tjerë të Premier Ligës që është ofenduar me fjalë raciste. Braziliani zbuloi në profilin e tij në “Instagram” se është quajtur “majmun” nga disa persona.
0_Arsenal-v-Leeds-United-Premier-League
Ai u shpreh i indinjuar me fenomenin e sulmeve raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë në Angli në rrjetet sociale dhe bën thirrje që kjo situatë të ndryshojë menjëherë.

“Diçka duhet të ndryshojë! Lufta kundër racizmit vazhdon”, shkruan në “Instagram” ish-futbollisti i Çelsit.

0_JS228964094

Uillian është njëri prej shumë futbollistëve të njohur të Premier Ligës që fyhet me fjalë raciste. Sulmuesit e Mançester Junajtid Antoni Marsial dhe Markus Rashford si dhe lojtarë të tjerë kanë pranuar se janë sulmuar me fjalë raciste në rrjetet sociale.

Federata Angleze është shprehur se do të marrë masa drastike ndaj sulmeve raciste në platformat sociale të komunikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"