Foto dhe disfatat, Mesi dhe Ronaldo bëjnë gjithçka “njësoj” për tri ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 21:13

Foto dhe disfatat, Mesi dhe Ronaldo bëjnë gjithçka “njësoj” për tri ditë

Tri ditë të “çmendura” për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, me çdo gjë që nisi nga fotoja e bujshme që theu rrjetin.

mesi ronaldo

Të dy yjet postuan në Instagram një foto ku shfaqeshin së bashku duke luajtur shah në një bashkëpunim me brandin e veshjeve “Louis Vuitton”.

Më pas, ditën e djeshme, të dy ata dolën në intervista, Mesi si kapiten i skuadrës për sfidën me Arabinë saudite, ndërsa Ronaldo në mënyrë surprizë duke ndërprerë konferencën e shokut të skuadrës dhe duke thënë: “Boll më me mua! Mos pyesni më shokët e mi për mua”.

Ajo që erdhi ditën e sotme ishte akoma dhe më keq për të dy, të cilët morën nga një disfatë. Mesi e mori në fushën e lojës, ku Argjentina e tij u mund në mënyrë surprizë nga Arabia Saudite. Nga ana tjetër, disa orë më pas Ronaldo u bë zyrtarisht një lojtar i lirë, pas Mançester Junajtid e hoqi nga skuadra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"