FOTO/ Derbi në rrezik për tu luajtur, digjet fusha ku pritet të zhvillohet supersfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 14:42

FOTO/ Derbi në rrezik për tu luajtur, digjet fusha ku pritet të zhvillohet supersfida

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës është në rrezik të madh për tu mos u zhvilluar.

FB_IMG_1663142485003-758x1011

Supersfida e javës së 7-të të Superligës së Kosovës pritet të luhet në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, por një ngjarje që ka ndodhur në fushë mund të shtyjë këtë duel për një ditë tjetër.

Fusha me bar sintetik e stadiumit të Gjilanit i është vendosur flaka dhe është e djegur në disa pjesë të fushës duke e bërë kështu të veshtirë për të luajtur me një terren të tillë.

FB_IMG_1663142482810

Gjilani mban vendin e parë në kampionat me 14 pikë, ndërsa Drita ndodhet menjëherë pas rivalëve në vendin e dytë me -3 pikë më pak, me 11 të tilla.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"