FOTO/ Derbi i Beogradit kthehet sërish në “luftë”, goditet me fishekzjarre xhandari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 19:51

FOTO/ Derbi i Beogradit kthehet sërish në “luftë”, goditet me fishekzjarre xhandari

Derbi i Beogradit mes Yllit të Kuq dhe Partizanit të Beogradit ka prodhuar sërish përplasje të dhunshme në stadiumin “Rajko Mitiç”.

4

Urrejtja dhe provokimet mes dy kampeve të ultrasve ka provokuar sërish tension dhe incidente në derbin serb. Forcat e xhandarmërisë dhe policisë serbe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa një punonjës i xhandarmërisë është goditur me fishekzjarre në sup, por pa e plagosur rëndë.

ESCnDmuWoAEuSW_

Derbi i Beogradit konsiderohet njëri nga rivalitetet më të egra dhe më të dhunshme në historinë e futbollit. Grupimet e ultrasve të të dyja skuadrave “Delije” dhe “Grobari” renditen si tifozët më të dhunshëm në kontinentin europian.

3

1

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"