FOTO/ Dëmtim “horror”, mesfushori shqiptar publikon pamjet e këmbës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 14:45

FOTO/ Dëmtim “horror”, mesfushori shqiptar publikon pamjet e këmbës së tij

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e tij.

14 VALON BERISHA (REI) - 29 DOMAGOJ BRADARIC (LIL) FOOTBALL : Reims vs Lille - Ligue 1 Uber Eats - 30/08/2020 FEP/Panora

Gjatë ndeshjes ndaj kampionëve aktual të Francës, në sfidën e Ligue 1 mbrëmjen e djeshme e cila kampionia e Lilë triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Reimsit, mesfushori i Kosovës ka lënë fushën i dëmtuar që në fillim, ekzaktësisht në minutën e 8′ të takimit.

Në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, Berisha ka publikuar një foto ku klmba e tij duket tërësisht e dëmtuar dhe e gjakosur ku ka shkruajtur dhe një mbishkrim “Jashtë për pak, por për tu kthyer më i fortë”.

Kjo ishte ndeshja e 6-të e Valon Berishës në Ligue 1 me fanellën e Reimsit.

VAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"