FOTO/ Delegacion nga UEFA për “Arenën Kombëtare”, ndjek nga afër punimet e stadiumit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 17:11

FOTO/ Delegacion nga UEFA për “Arenën Kombëtare”, ndjek nga afër punimet e stadiumit të ri

“Arena Kombëtare” po merr formë, dhe punimet në stadiumin e ri që pritet t’i shtohet kryeqytetit po ecin me një ritëm të kënaqshëm. Ditën e sotme, siç ishte paralajmëruar edhe nga vetë FSHF, në Tiranë ka mbërritur një delegacion nga UEFA, për të parë më nga afër punimet.

uefa arena kombetare

Delegacioni ka vizituar stadiumin e ri që është në punim e sipër, dhe ka ndjekur ecurinë e punimeve. Gjithashtu, të dërguarit nga UEFA do të shohin edhe ecurinë tek “Shtëpia e Futbollit”, ambientet e reja që po ndërtohen tek ish-kompleksi Dinamo, e që do të shërbejnë për zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

uefa arena kombetare1

Thierry Favre, drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare pranë UEFA dhe John Beattie, drejtori i impiantit të Arsenalit, Emirates Stadium ndoqën nga afër punimet në stadium dhe u shprehën të kënaqur me projektin dhe ritmin e punimeve.

uefa arena kombetare2

“Është kënaqësi që jam këtu në emër të UEFA-s. Kam opatur edhe fatin që isha këtu personalisht përpara dy vjetëve kur u bë edhe anonçimi i projkektit. Takohem sërish me arkitektin dhe federatën për të parë ecurinë e punimeve. Është një projekt tejet i rëndësishëm për futbollin shqiptar, pas ndëtimeve pozitive në Elbasan dhe Shkodër. Më në fund do të shohim këtu në kryeqytet një stadium të nivelit të lartë. E dimë që pritet të përfundojë mes shkurtit dhe marsit të vitit tjetër, për ne është një periudhë shumë e mirë dhe urojmë që të jetë një projekt i bukur.Finalja e Superkupës së Euriopës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë” – deklaroi Favre.

uefa arena kombetare4

arena kombetare5

arena kombetare3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"