FOTO/ De Biazi mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve shqiptarë, shikoni çfarë bëjnë në Moldavi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 20:07

FOTO/ De Biazi mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve shqiptarë, shikoni çfarë bëjnë në Moldavi

Arritja e Shqipërisë në fazën finale të Europianit 2016, sigurisht që ka qenë arritja më e madhe në historinë e Kombëtares kuqezi.

de biazi

Me trajneri Xhani De Biazi në krye, Shqipëria arriti një moment kulminant në historinë e saj, dhe të shumë ishin tifozët që këtë sukses ia adresuan pikërisht teknikut italian. Të shumtë janë ata që ende e kanë në zemër De Biazin, dhe këtë e kanë shfaqur edhe ditën e sotme, në stadiumin Zimbru të Çishinjevit në Moldavi.

Në një flamur shqiptar të varur në tribunat e stadiumit, disa tifozë kanë stampuar fytyrën e De Biazit në mes të shqiponjës dykrenare, dhe poshtë shkruhet në italisht: “Grazie Mister”.

de biazi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"