FOTO/ Danilo Alvesh e zyrtarizon, sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 16:48

FOTO/ Danilo Alvesh e zyrtarizon, sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ri

Danilo Alvesh, i cili vazhdon të jetë ende me pushime në Brazil, duket se e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin e Flamurtarit. Siç e kishte paralajmëruar edhe ditën e sotme Panorama Sport, tek vlonjatët, trajneri Daja nuk e ka pritur shumë, dhe për këtë gjë braziliani ka reaguar ditën e sotme duke zyrtarizuar mos praninë e tij tek Flamurtari për sezonin e ri.

danilo alvesh

Në një postim në Instagram, është vetë Danilo Alvesh që falenderon ambientin vlonjat për këto kohë, dhe i uron më të mirat Flamurtarit, duke bërë kështu me dije se nuk do të jetë pjesë e vlonjatëve për sezonin e ri.

“Shumë falënderime për Flamurtarin, për këto dy vite e gjysmë. Shumë falënderime për tifozët dhe qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. Shumë falënderime të gjithëve që më kanë mbështetur në çdo kohë. Faleminderit presidentit Idrizi për vlerësimin që ka pasur gjithmonë për mua dhe për familjen time, dhe për çdo gjë që ka bërë këto kohë. I uroj më të mirat Flamurtarit.” Dhe në fund, një falënderim në shqip: “Shumë Faleminderit.”

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"