FOTO/ Daja e përjashtoi për sjellje të pahijshme, Solomon përgjigjet në…rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 14:10

FOTO/ Daja e përjashtoi për sjellje të pahijshme, Solomon përgjigjet në…rrjetet sociale

Sulmuesi i Partizanit Teofilius Solomon ka reguar në rrjetet sociale pas ndeshjes me Pogradecin të luajtur ditën e djeshme.
solomoniiii
24-vjeçari nigerian shprehet në mënyrë filozofike se në çdo ditë të re, njeriut i jepet mundësia të japë më të mirën për veten.

Futbollisti debatoi me lojtarët rivalë dhe sjellja e tij nuk i pëlqeu trajnerit Ilir Daja, i cili e detyroi të dilte jashtë fushës së “Gjorgji Kyçyku” në minutën e 75-të të takimit.

Solomon është projektuar si sulmuesi kryesor i Partizanit për sezonin e ri.

“Çdo që zgjoheni, ju jepet mundësia për t’u bërë shprehja më e mirë e vetves”, shkruan Solomon.

Shpërdoroi raste dhe u nervozua me tifozët, Daja e nxjerr sulmuesin jashtë fushe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"