FOTO/ Çmenduri në Kamzë, tifozët gjakosin futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2015 | 13:59

FOTO/ Çmenduri në Kamzë, tifozët gjakosin futbollistët

Kapiteni i Sportingut, Elvis Shkurta, duke marrë ndihmën e parë pasi kishte humbur ndjenjat

Kapiteni i Sportingut, Elvis Shkurta, duke marrë ndihmën e parë pasi kishte humbur ndjenjat

Histeri kolektive. Ajo që duhej të ishte vetëm një ndeshje normale futbolli, është shndërruar në një arenë të vërtetë gladiatorësh.

Lojtarë të gjakosur, futbollistë të shtrirë në fushë pa ndjenja, mjekë që japin ndihmën e parë, tifozë që nuk njohin limite dhe godasin kush u del përpara. Kjo ka qenë pak a shumë situata gjatë 25 minutave të sherrit në sfidën Sportingu T.-Bulqiza, e vlefshme për Kategorinë e Tretë. Takimi, që luhej në një prej fushave në kompleksin e Kamzës, ka degjeneruar në një sherr masiv ku kanë ndërhyrë edhe tifozët.

Momenti kur tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Sportingut të Tiranës

Momenti kur tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Sportingut të Tiranës

Ngjarja

Loja ka nisur normalisht dhe kanë qenë bulqizakët që kanë shënuar tre gola, me Ermal Rizvanin, Likën dhe Domin. Në minutën e 41-të, Gjoka i Sportingut i ndërhyn keq kapitenit të Bulqizës, Ermal Rizvani, dhe mes lojtarëve ka replika e sharje banale. I pari që afrohet për t’i ndarë është portieri i Sportingut, Çeliku, në një kohë që vijnë edhe lojtarë të tjerë të të dy ekipeve për të qetësuar situatën.

Në këtë moment, nga shkallët zbresin në fushë disa tifozë bulqizakë dhe nisin të godasin lojtarët e Sportingut. Kapiteni i skuadrës kryeqytetase, Elvis Shkurta, ndërhyn për të qetësuar gjakrat, por një nga tifozët e ka goditur me grushte pas koke, duke e lënë në fushë pa ndjenja. Ndërsa dy tifozë të tjerë kanë goditur me grushte në ballë edhe lojtarin tjetër të Sportingut, Nadir Çela, duke i shkaktuar çarje. Në këtë situatë janë përfshirë edhe lojtarët e tjerë të të dy ekipeve duke shkëmbyer grushte dhe shkelma mes tyre. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që t’i qetë- sonte disi gjakrat.

Mjeku Edison Koçi duke mjekuar Nadir Çelën të çarë në ballë

Mjeku Edison Koçi duke mjekuar Nadir Çelën të çarë në ballë

Mjeku

Në ato momente ndërhyn mjeku i Sportingut, Edison Koçi. Fillimisht ai ka përmendur kapitenin Shkurta që ka qëndruar në atë gjendje për rreth 4 minuta. Në të njëjtën kohë, ai i ka dhënë ndihmën e parë edhe të gjakosurit Çela, si dhe të plagosurit tjetër në sy, Ani Musliu. Ndërhyrja e shpejtë e mjekut bëri që të mjekonte lojtarët e dëmtuar dhe duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

52956f8f-f3ce-4fbf-b872-15ebccf516bb

Arbitrat

Rreth 25 minuta ka zgjatur e gjithë ngjarja, nga momenti i përplasjes së parë në fushë mes lojtarëve deri në normalizimin e situatës. Katër gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur të ndërpritet takimi. Kryesori Zharkalli u ka komunikuar dy kapitenëve të skuadrave, Elvis Shkurta dhe Ermal Rizvani, se me këtë situatë të krijuar ishte e pamundur që të vazhdonte ndeshjen duke e ndërprerë atë.

e4bcd9f0-2f99-4eb5-a1e8-e0d65874f5ee

Është një prej rasteve të shumta gjatë sezonit të fundit në Kategorinë e Tretë ku ndodhin sherre masive dhe përplasje në fushë. Dhe, në shumë raste, shkaktarët janë tifozët, ashtu siç ndodhi edhe dje. Mungesa e kushteve për të garantuar që askush të mos hyjë në fushë dhe fakti që ka pak forca policore krijon mundësinë që ngjarje të tilla të ndodhin shpesh.

8e47d78e-9259-41db-b820-26fba3c6ad4c

SPORTINGU TTIRANË-BULQIZA 0-3
(E ndërprerë në minutën e 41-të) GOLAT: E.Rizvani 10′, Lika 17′, Domi 27′ SPORTINGU: Çeliku, Mata, Gjyla, Musliu, Shkurta, Çela, Krypi, Ahmagjoka, Lila, Kola (Gjoka 30′), Smolli. Trajner: A.Bardhi
BULQIZA: Hysa, E.Rizvani, Xhixha, Domi, Lika, Balliu, Rrushi, Likaj, Gjura, Plloçi, Bala. Trajner: A.Topi GJYQTARË: K.Zharkalli, Xh.Mani, G.Cenolli (Tiranë)
DELEGAT: S.Brahja (Tiranë)

GOLEMI-DRINI 1-2
GOLAT: Bahja 68’/ Hyka 9′(p), Ibrahimi 75′
GOLEMI: Muçaj, Berberi, Xëra, Çodo, Balliu (Vezi 83′), Torra, Muho, Meta, Shahini (Malollari 80′), Bahja, Daci (Lushica 56′). Trajner: J.Rakipi
DRINI: Qose, Sallaku, Hyka, Leci, Reçi, Ibrahimi, Velçani, Shehu, Belba (Kola 46′), Neza (Pilafi 46′), Arifi (Hashimi 46′). Trajner: S.Koka
KARTONË TË VERDHË: Muçaj 9’/ Neza 26′, Arifi 40′, Sallaku 72′ 85′ KARTON I KUQ: Sallaku 72′, 85′(2v)
GJYQTARË: S.Bebja, Xh.Mani, G.Cenolli (Tiranë);
DELEGAT: G.Xhafa (Kamëz)

SKËNDERBEU B-TURBINA B 7-0
GOLAT: Pino 24′, 53′, Kame 47′, 62′, Keço 57′, Rapo 74′, Xite 80′
SKËNDERBEU B: Troshupa, Shabani, Trëndafili, Kalaja, Minaj, Rapo, Demiri, Kame, Xite, Keço, Pino. (U aktivizuan: Liçi, Zegullaj). Trajner: V.Ballço
TURBINA B: Miza, Ago, Tabaku, Bajrami, Qefa, Xhelili, Bibo, Shkoza, E.Shabani, Luli, Arizi. (U aktivizuan: A.Shabani, Balliu, Ibrahimi). Trajner: I.Cërriku
GJYQTARË: D.Muça, R.Preça, E.Kume (Elbasan)
DELEGAT: O.Osmani

SPARTAKU-BELSHI 2-1
GOLAT: Klosi 42′, Haroku 88’/ Jança 32′(p)
SPARTAKU: Sejdini, Menaj, Marko, Hysko, Shima, Klosi, Dahriu, Adili, Haroku, Dosti, Mustafaraj. (U aktivizuan: Qeraca, Hodo, Zejneli). Trajner: A.Vangjeli
BELSHI: Sheraci, Jança, Puka, Basha, Kullolli, J.Kuqja, Elezi, Kruja, Mezini, Kurti, Krasniqi. (U aktivizuan: Ballkoçi, Papri, B.Kuqja). Trajner: B.Kuqja
GJYQTARË: S.Dyrmyshi, E.Gjoni, E.Danaj (Elbasan)
DELEGAT: O.Osmani

Rënditja 

Java e 6-të

Grupi A

SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Kukësi B 5 5 0 0 15
2.Vllaznia B 5 4 0 1 12
3.Valbona 5 3 1 1 10
4.Mirdita 5 3 1 1 10
5.Eagles FC 5 3 0 2 9
6.Drini FK 6 2 1 3 7
6.Bulqiza 5 2 0 3 6
7.Golemi 6 1 1 4 4
9.Internacional 5 0 2 3 2
10.Sporting FC 5 0 0 5 0

Sot

Mirdita-Kukësi B
NESËR
Vllaznia B-Internacional
TË DIELËN
Eagles-Valbona

Java e 7-të

Grupi B

SKUADRA N. F. B. H. P.
1.Skënderbeu B 7 6 1 0 19
2.Spartaku 7 5 1 1 16
3.Devolli 6 4 1 1 13
4.Flamurtari B 6 2 1 3 7
5.Belshi 7 2 0 5 6
6.Gostima 6 1 2 4 5
7.Turbina B 7 1 1 5 4
8.Sopoti B 6 1 0 5 4

SOT
Gostima-Devolli
Flamurtari B-Sopoti B

Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

Skënderbeu B e kthen në stërvitore, Spartaku thyen Belshin

Nisi dje java e 6-të në Grupin A dhe e 7-ta në Grupin B të Kategorisë së Tretë. Përveç ndeshjes së ndërprerë, Sportingu T.- Bulqiza, e cila u ndërprere, u luajtën edhe tri sfida të tjera. Në Kamzë u zhvillua ndeshja mes Golemit dhe Drinit që përfundoi 1- 2. Ndërsa, në Elbasan u luajtën dy takimet e tjera, Skënderbeu B-Turbina B(7-0) dhe Spartaku-Belshi(2-1). Korçarët i kanë shkaktuar tërmet “7-ballësh” Turbinës B. Në një ndeshje të dominuar plotësisht nga korçarët e vendit të parë, në një kohë që miqtë ishin thuajse inekzistentë. Në sfidën tjetër, Spartaku ka mundur minimalisht 2-1 skuadrën e Belshit me një gol të shënuar në fundin e takimit nga ana e Harokut. Në përgjithësi, loja ishte e barabartë dhe në fund vendosi goli i Harokut.  /V.Mema/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"