FOTO/ Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë, më në fund u luajt me topin zyrtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 22:30

FOTO/ Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë, më në fund u luajt me topin zyrtar

E besoni apo jo, por në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Teutës, të zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Korçës, në një fushë të mbushur me dëborë, u luajt me topin zyrtar të Superiores për këtë sezon.

Skenderbeu-Teuta

Në fillim të kampionatit FSHF prezantoi topin me ngjyrën e kuqe, si top zyrtar i kampionatit dhe u luajt vetëm një javë, sepse ngjyra ishte jo e përshtatshme, duke u kontestuar ndjeshëm. Në fillimet e kampionatit me këtë top  u luajt vetëm një javë.

topi superiore 2

Duket se drejtuesit e kuptuan gafën, e zgjedhjes një top me ngjyrë të kuqe që përdoret në ndeshjet me dëborë. Kjo shkaktoi habi tek të gjithë, ndërkohë që prania e dëborës në ndeshjen e sotme, bëri që ky top, i planifikuar si zyrtari, të nxirrej nga “sirtari” dhe të përdorej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"