FOTO/ Bylisit iu mohua një penallti në Durrës, mbrojtësi Goxha bën reagimin epik në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 11:41

FOTO/ Bylisit iu mohua një penallti në Durrës, mbrojtësi Goxha bën reagimin epik në “Instagram”

Bylisi u mposht me polemika ditën e djeshme përballë Teutës, me rezultatin 1-0. Një supergol i Lorenco Vilës, i siguroi triumfin durrsakëve të Edi Martinit, por në këtë sfidë nuk munguan kontestimet, teksa gjyqtari Laver Alla, i mohoi ballshitëve një penallti sade në pjesën e dytë.

Prekja

Nisur nga ky fakt, futbollisti Jurgen Goxha, i cili mungoi për shkak të kartonave, ka bërë një reagim epik, duke ironizuar vendimet e arbitrit.

“Naj 5-çe volejboll ka naj ekip”, ishte postimi i Goxhës në “Insta Story”.

Goxha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"