FOTO/ Broja gati për hapin e madh në karrierë, nominohet si kandidat për “Topin e Artë” të të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2021 | 21:21

FOTO/ Broja gati për hapin e madh në karrierë, nominohet si kandidat për “Topin e Artë” të të rinjve

 Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja zhvilloi një sezon fantastik Viteshen në Holandë duke u bërë protagonist me 11 golat e realizuar me fanellën e verdhezinjve.

broja

Mundi shpërblehet dhe për këtë Broja është në listën e pretendentëve kryesorë për të fituar çmimin ‘’Golden Boy’’ për sezonin që lamë pas. Ky është një çmim që zgjidhet nga vota e disa prej gazetave më të mëdha të sportit në Europë dhe është i barabartë me Topin e Artë, por në nivelin e të rinjve.

19 vjeçari shqiptar gjendet përkrah talenteve të mëdhenj si Bellingam, Pedri, Grinud e Kamavinga. Ndërkohë është folur për një rikthim të Brojës tek Çelsi pasi blutë e Londrës zotërojnë kartonin e sulmuesit, teksa shihet si lojtar me perspektivë nga trajneri Tomas Tuhel.

brojaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"