FOTO/ “Bomba” nga Greqia, klubi gjigant i Olimpiakosit do sulmuesin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:23

FOTO/ “Bomba” nga Greqia, klubi gjigant i Olimpiakosit do sulmuesin e Shqipërisë

Gazeta e përditshme greke, “Sport Time” është hapur sot me fotografinë e Myrto Uzunit, duke shkruar se Olimpiakosi pëlqen mesfushorin shqiptar.

UZUNI

Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe dinjitoze në kampionatin hungarez dhe në Champions me fanellën e Ferencvarosh duke i realizuar gol dhe Juventusit të Kristiano Ronaldos, mesfushori beratas është pikasur nga drejtuesit e klubit helen si përforcim i mundshëm për merkaton e ardhshme.

174225210_791840694786745_1889549171283331335_n

Uzuni deri më tani me fanellën e  Ferencvarosh është aktivizuar në 34 takime në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"