FOTO / Blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani “stadiumin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 16:22

FOTO / Blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani “stadiumin”

Kur mbeten pak më shumë se 4 orë para fillimit të ndeshjes mes Maqedonisë dhe Strumicës, rreth të ashtuquajturit stadium janë pozicionuar shumë policë dhe forca speciale maqedonase.

c63a01ec-c12f-4a0b-bfde-aa2d566a9aa6

Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë, tani është  i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave.

d997c584-a012-4421-a7fb-987c1f99a05c

Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.

ec2880fd-be48-4f4f-acc9-8f1e3d460a8d

b835ac49-db20-46c3-af7a-0de8b9b3b55d

562bd03f-c859-4457-aee6-10eb1754b1e9

Sipas informacioneve që kemi siguruar, në Strumicë sot do të jetë 10-fishi i forcave të sigurisë në krahasim me ndeshjet normale, edhe pse bëhet fjalë për një “ministadium” dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm.

Pavarësisht këtij mobilizimi të përgjithshëm, polica vendase nuk parashikon telashe në takimin e sotëm, sidomos nga tifozeria maqedonase. Në kontaktet me përfaqësues të forcave të policisë lokale, kemi mësuar se ata nuk presin trazira, për shkak se pjesa më e madhe e tifozerisë maqedonase në stadium, do të jetë vendase.

“Numri më i madh i tifozëve është vendas, domethënëse qytetarë të Strumicës dhe krahinës përreth të cilët janë shumë të lumtur që do të zhvillohet kjo ndeshje këtu dhe është absurde të mendosh që do ta prishin atë.

Sa u përket grupeve të organizuara nga qytete të tjera, si Prilepi, etj., janë një numër shumë i vogël dhe kontrollohen me lehtësi nga forcat që janë aktualisht këtu. Nuk mendojmë se do të bëjnë ndonjë gjë të ekzagjeruar, pro edhe nëse tentojnë, jemi të aftë t’i neutralizojmë që në fillim”, u shpreh një përfaqësues i Komisariatit të Policisë së Strumicës, i pyetur nga “Panorama Sport” rreth masave për këtë ndeshje.

Nga i dërguari i “Panorama Sport” në Strumicë,

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"