FOTO/ Birrë kokës shefave të Bajernit, tifozët e Dortmundit janë të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 9:59

FOTO/ Birrë kokës shefave të Bajernit, tifozët e Dortmundit janë të frikshëm

Presidenti i Bajernit të Mynihut Uli Hënës dhe Karl-Hainz Rumenige ndoqën nga tribuna humbjen e Bajernit të Mynihut kundër Dortmundit me rezultatin 3-2. Përveç humbjes, për ta nuk ka qenë një natë nga ato për tu mbajtur mend.

2w756qhighc0-bild-630x415

Pas golit të fitores të shënuar nga Alkaser në minutën e 73, të dy drejtuesit e kampionëve përjetuan një “lumë” birrash në trupat e tyre nga tifozët e Dortmundit. Dyshja e Bajernit nuk e priti mirë këtë reagim. Kujtojmë se tifozeria e Dortmundit është nga më të zjarrtat në Gjermani, madje ata kanë mesataren më të lartë të abonimeve për ndeshjet në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"