FOTO/ Bes Kallaku “merr” Riberinë te Laçi: Pranoi të vinte sepse… i kthyem kasafortën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 12:30

FOTO/ Bes Kallaku “merr” Riberinë te Laçi: Pranoi të vinte sepse… i kthyem kasafortën!

Aktori i humorit, Bes Kallaku, njihet për lidhjen e tij me futbollin, dhe shpesh herë nuk mungojnë as postimet humoristike rreth fushës së blertë.

Capture

Teksa po punon për një film të tij, Bes Kallaku ka postuar edhe një foto në “Instagram” me francezin Frenk Riberi, që tashmë luan te Fiorentina.

“Frenk Riberi do ta marr te ekipi i Laçit” – shkruan Besi në postimin e tij, ndërsa në një koment poshtë fotos, lëshon batutën e radhës: “Ia kthyem kasafortën e shtëpisë edhe pranoi të luante për Laçin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"