FOTO/ Berisha i solli fat, tenistja daneze triumfon në Australian Open

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 21:04

FOTO/ Berisha i solli fat, tenistja daneze triumfon në Australian Open

Karolin Vozniaki ka fituar Grand Slamin e parë të këtij viti, Australian Open. Tenistes daneze kjo fitore i mundësoi, pas gjashtë vitesh, të ngjitet sërish në vendin e parë të renditjes ATP. Këtë sukses të bukuroshes e ndoqi nga afër edhe futbollisti shqiptar, Besart Berisha.

berisha vozniaki

Ky i fundit ka pozuar në krah të 27-vjeçares duke thënë se ndihet mirë pasi ka takuar një kampione. “Ndihem mirë që takova një kampione”, ka shkruar Berisha në llogarinë personale në “Instagram”. Kujtojmë se danezja triumfoi kundër rumunes Simona Halep me rezultat 2:1, në sete (7-6, 3-6, 6-4).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"