FOTO/ Barcelona thirrje tifozëve dhe “ndez” sfidën ndaj Interit: Të mërkurën e ardhshme në “Camp Nou”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 12:56

FOTO/ Barcelona thirrje tifozëve dhe “ndez” sfidën ndaj Interit: Të mërkurën e ardhshme në “Camp Nou”…

Interi ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Barcelonën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions-it.

CAMP NOU BARCELONA

Goli i cili vendosi fatin e takimit ishte ai i Hakan Çalhanollusë, në minutën 45+2′, i cili me një goditje jashtë zone ka dërguar topin në fundin e rrjetës.

Klubi katalanas me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”, u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit mitik “Camp Nou” dhe gjithashtu duke ndezur ndeshjen e kthimit ndaj Interit:

“Të mërkurën e ardhshme ju do të jeni lojtari i 12-të!”, shkruhej në postim ku në foto është një koreografi e Barcelonës me një fanellë me numër 12.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"