FOTO/ Barcelona nderon “Zotin e Futbollit”. Luan kundër Boka Xhuniors për trofeun “Maradona”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 19:14

FOTO/ Barcelona nderon “Zotin e Futbollit”. Luan kundër Boka Xhuniors për trofeun “Maradona”

Këtë vit do të zhvillohet për herë të parë edicioni për trofeun ‘Maradona’. Ky event do të mbahet në Arabinë Saudite, në 14-të dhjetor, ditë që përkon me përvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit.

maradona

Lajmi u bë publik nga Barcelona në faqen zyrtare. Do të luhet vetëm një ndeshje midis katalanasve dhe skuadrës së Boka Xhuniors.  Maradona ka qenë pjesë e rëndësishme e të dyja skuadrave dhe largimi i tij nga jeta ende dhemb në zemrat e tifozëve.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak.  Argjentinasi njihet si një ndër futbollistët më të mirë të historisë, i cili magjepsi të gjithë botën me talentin dhe karakterin e tij unik.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"