FOTO/ Barcelona ironike me Çelsin, i kujton Iniestën. Konte: Ajo është pjesë e së kaluarës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 18:30

FOTO/ Barcelona ironike me Çelsin, i kujton Iniestën. Konte: Ajo është pjesë e së kaluarës

Menjëherë pas hedhjes së shortit, për ndeshjet e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, klubi i Barcelonës ka reaguar në një postim ironik në Twitter, ku i kujton kundërshtarit të radhës, Çelsit, gjysmëfinalet e sezonit 2008-2009.

iniesta

Në atë sezon, goli i Andres Iniestës, i kualifikoi katalanasit, edhe pse nga ana tjetër, blutë e Londrës patën shumë ankime për gjyqtarin dhe vendimet e asaj ndeshjeje.

barcelona postimi twiter

Gjithsesi, trajneri i Çelsit, Antonio Konte, u ka kërkuar lojtarëve të tij, që ta harrojnë, pasi ajo është histori e së kaluarës. “Ato ndeshje i përkasin së kaluarës dhe e tashmja është diçka krejt tjetër dhe e ndryshme. Ky tip shorti u jep mundësinë futbollistëve të tregojnë vlerat që kanë. Në Champions duhet të jesh gati për gjithçka dhe ne tani kemi përpara Barcelonën. Por, gjithsesi, prioriteti sezonal është kampionati anglez dhe sigurimi i një vendi në Champions vitin që vjen”, tha Antonio Conte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"