FOTO/ Barazuan me Egnatian, por Vllaznia arrin shifrën historike në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 21:54


FOTO/ Barazuan me Egnatian, por Vllaznia arrin shifrën historike në kampionat

Vllaznia barazoi 1-1 në “Loro Borici” përballë Egnatias. Një rezultat zhgënjyes për të besuarit e Tomas Brdariç, por dhe për objektivat e kampionatit. Megjithatë goli i Krymit ka hyrë në historinë e klubit.

vllaznia

Goli i realizuar ndaj Egnatias ishte i 3000 në kampionat në historinë e klubit. Vërtet shumë gola, që tregojnë historinë dhe sukseset që ka pasur ky klub prej dekadash. Megjithatë statistikat nuk të nxjerrin gjithmonë kampion, me Vllazninë që duhet të gjejë vullnetin për tu rikthyer fitoreve dhe të konkurojë denjësisht për titullin kampion.

3000

PANORAMASPORT.AL