FOTO/ Baloteli sërish “viktimë” e racizmit, Super Mario: Zgjohuni njerëz, jemi në 2018!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 16:55

FOTO/ Baloteli sërish “viktimë” e racizmit, Super Mario: Zgjohuni njerëz, jemi në 2018!

Mario Baloteli i ka kërkuar Italisë “të zgjohet” pasi ai ishte sërish temë e racizmit, në miqësoren e djeshme ndaj Arabisë Saudite. Sulmuesi shënoi rikthimin me kombëtaren axurre, pas ardhjes së Mançinit në krye të stolit, dhe shënoi edhe një gol.

baloteli

Por, gjithsesi racizmi nuk mungoi as për të. “Kapiteni im duhet të ketë gjak italian”, shkruhej në një banderolë gjatë ndeshjes. Kujtojmë që Baloteli është zv.kapiten i ekipit, pas Leonardo Bonuçit. Me mbrojtësin që ndeshjen tjetëer mund të mos luajë, i bie Balotelit të mbajë shiritin.

Nuk ka munguar as reagimi i Balotelit menjëherë në rrjetet sociale. Në Instagram, ai poston një foto të banderolës, dhe shkruan: “Jemi në vitin 2018 njerëz. Mjaft. Zgjohuni, ju lutem!”

Ybnwl7c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"