FOTO/ Bajrami kundër Gjimshitit, shihni statistikat dhe notat e dy lojtarëve në “derbin shqiptar” të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 23:41

FOTO/ Bajrami kundër Gjimshitit, shihni statistikat dhe notat e dy lojtarëve në “derbin shqiptar” të Serisë A

Sasuolo-Atalanta ishte ndeshja e darkës së të shtunës në Serinë A, një duel i cili vendosi përballë dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajramin dhe Berat Gjimshitin. Skuadra e fantazistit fitoi me shifrat 1-0 ndaj bregamaskëve ku luajti titullar mbrojtësi.

Collage Maker-04-Feb-2023-08.18-PM

Në fakt, rezulton se paraqitja e Gjimshitit ka qenë një ndër më të mirat në fushën e lojës për bergamaskët, sipas statistikave të përpiluar nga SOFASCORE. Vetëm portieri Muso dhe mbrojtësi Toloi u vlerësuan më shumë se Gjimshiti i cili ishte titullar dhe mori notën 7,1.

WhatsApp Image 2023-02-04 at 10.55.53 PM

Ndërkohë, Bajrami luajti vetëm 23 minuta, gjatë të cilave u mundua të shfaqej rrezikshëm para portës, duke tentuar 2 herë atë, e në një rast duke gjetur përgjigjen e Muso që shpëtoi katërkëndorin nga një gol thuajse i sigurt, Bajrami është vlerësuar me notën 6,5 për këtë paraqitje në ndeshjen e tij si debutues me Sasuolon.

WhatsApp Image 2023-02-04 at 11.10.25 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"