FOTO / As vetë FSHF nuk e merr seriozisht Kupën, “kualifikon” Apoloninë e eliminuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 23:38

FOTO / As vetë FSHF nuk e merr seriozisht Kupën, “kualifikon” Apoloninë e eliminuar

Raundet e para të Kupës së Shqipërisë dihet që nuk tërheqin shumë interesin e skuadrave të cilat paraqiten shpesh me ekipet e të rinjve apo i zhvillojnë ndeshjet në terrene stërvitore, në vend të stadiumeve. Me sa duket, edhe FSHF nuk e merr aq seriozisht këtë fazë të turneut, sa që publikon në faqen e vet në internet edhe emrat e gabuar të skuadrave të kualifikuara.

Kupa e Shqiperise

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë kualifikues që u luajtën sot, FSHF hodhi në faqen e vet në internet çiftet e turit të dytë. Sipas institucionit të futbollit, në turin e dytë do të luhej ndeshja mes Apolonisë dhe Laçit. Por në fakt, fierakët ishin eliminuar disa minuta më parë me penallti nga ekipi i Lushnjës në ndeshjen e luajtur në Fier.

kupa fshf

Pak më vonë, pasi foto e gabimit filloi të qarkullojë në rrjetet sociale, FSHF korrigjoi gabimin, duke ndryshuar emrat e skuadrave dhe duke vënë atë të duhurin për ndeshjen e turit tjetër.

federata

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"