FOTO/ Ardian Mema zbarkon tek Tirana, ja gjëja e parë që bën si bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 16:58

FOTO/ Ardian Mema zbarkon tek Tirana, ja gjëja e parë që bën si bardheblu

Ardian Mema ka nisur zyrtarisht nga puna me ekipin e Tiranës. Trajneri më i ri i bardhebluve, ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore, dhe gjëja e parë që ka bërë, ishte të mblidhte të gjithë grupin.

memaa ardi

Tekniku, që pothuajse gjithë karrierën e tij si lojtar e ka kaluar tek 24-herë kampionët e Shqipërisë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me lojtarët, si edhe me trajnerin e portierëve, Emanuel Egbo, që vazhdon të jetë pjesë e stafit teknik, edhe pas ikjes së Ze Marias.

tirana ardi mema

Ardian Mema ka qenë ndihmës i Ilir Dajës, në sezonin 2017-2018 tek Skënderbeu, ndërsa deri ditën e djeshme, ishte po ndihmës i Dajës tek Flamurtari, por tashmë do të vazhdojë si trajner i parë i Tiranës.

ardi mema stervitja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"