FOTO/ Anulimi i golit të Vllaznisë, ja pse VAR-i vendosi ta konsideronte të parregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:08

FOTO/ Anulimi i golit të Vllaznisë, ja pse VAR-i vendosi ta konsideronte të parregullt

Vllaznia dhe Teuta ndanë nga një pike në një ndeshje dramatike në ‘’Loro Boriçi’’ ku durrsakët luajtën një pjesë loje me 10 lojtarë.

WhatsApp Image 2021-09-18 at 23.45.01 (1)

Shkodranët shënuan golin e avantazhit në minutat shtesë në fundin e takimit, por gjyqtari Bajramaj e anuloi golin për pozicion jashtë lojë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e VAR-it, Aralica duket se qëndron përpara Selmanit në momentin e golit duke i dhënë të drejtë vendimit të gjyqtarit.

Në ndihmesë të vendimit është edhe viza e kuqe e cila tregon kufirin e dy kundërshtarëve me njëri-tjetrin për t’i dhënë serish të drejtë vendimit të gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"