FOTO/ Alban Bushi e ftoi në Kombëtare, te Apolonia krenohen me Sotën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 21:03

FOTO/ Alban Bushi e ftoi në Kombëtare, te Apolonia krenohen me Sotën

Ditën e sotme trajneri i kombëtares së U-21 vjeçarëve, Alban Bushi bëri të ditur listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet që do të zhvillojë këtë muaj. Në këtë listë është ftuar dhe lojtari i Apolonisë, Eljon Sota. Mbrojtësi që përfaqëson fanellën jeshile të fierakëve i ka bërë të gjithë  krenar në klub dhe këtë e ka shfaqur vetë klubi me anë të një postimi në “Facebook” teksa shkruan:

sota-750x430

“Sota Kuq & Zi! Mbrojtësi ynë, Eljon Sota, sot është bërë pjesë e listës së trajnerit Alban Bushi në kombëtaren Shpresa. Ai është thirrur për vlerat që ka treguar me fanellën e Apolonisë! Ne jemi krenarë që në ekipin tonë kemi futbollistë të tillë si Sota dhe Mihana, të cilët na përfaqësojnë në kombëtare! Presim edhe të tjerë, natyrisht që ka element për t’u vlerësuar tek Apolonia në saj të punës individuale dhe të grupit, mbi të gjitha e stafeve që punojnë në të gjitha grupmoshat e deri tek ekipi i parë”.

bandicam 2018-11-09 21-00-59-078

Kujtojmë se klubi i Apolonisë ka nxjerrë gjithmonë lotjarë të cilët kanë shkëlyqer me skuadrat e tjera dhe më pas me Kombëtaren. Kujtojmë se në të shkuarën lojtarë si Keidi Bare, Odise Roshi dhe së fundmi Myrto Uzuni i cili ka bërë shumë paraqitje të mira në Kroaci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"