Postuar: Janar 31, 2023 | 10:23
FOTO/ Aksidentohet autobusi i skuadrës së moshave në Brazil, raportohet për katër të vdekur
Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 29 janë plagosur në Brazil, pasi autobusi që transportonte futbollistë të rinj ra poshtë urës.
“Daily Mail” raportoi të martën se në autobus gjendeshin futbollistë të ekipit të të rinjve Vila Maria Helena, ndërsa shoferi humbi kontrollin dhe ra afro 10 metra poshtë
Viktimat janë tre të rinj dhe një i rritur. Ekipi po kthehej nga qyteti Duque de Caxias në Ubaporanga. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim ndërsa mediat kanë publikuar edhe pamje të vendit ku ndodhi aksidenti.
PANORAMASPORT.AL
