FOTO/ Aksidenti i tmerrshëm me makinë, shpëton për fije të perit futbollisti turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 21:38

FOTO/ Aksidenti i tmerrshëm me makinë, shpëton për fije të perit futbollisti turk

Ish sulmuesi i Galatasarait, Burak Yilmaz, ka pësuar një aksident të rëndë, teksa ka përplasur makinën e tij Ferrarri me një makinë tip “Jeep”. Makina super e shtrenjtë e futbollistit turk, pasi është rrotulluar disa herë në rrugë është përplasur më pas me “Jeep”-in, i cili ndodhej i parkuar.

aksidenti i yilmaz

Megjithatë raportohet se gjendja e lojtarit që tashmë luan me ekipin e Trabzonsporit është e mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze. Yilmaz ka refuzuar të thërrasë ambulancën, por është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tjetër.

yilmaz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"